Plani operacional kundër zhurmave/ Sekuestrohen mijëra fishekzjarrë të kalibrave të ndryshëm në një magazinë, pranga dy personave

Mijë fishekzjarrë janë sekuestruar nga policia në kuadër të planit operacional kundër zhurmave. Policia e Shtetit sqaroi se fishekzjarrët e kalibrave të ndryshëm, ishin paketuar në 391 koli. Në pranga kanë përfunduar dy të rinj që administronin biznesin përkatës.

Njoftimi i plotë:

Zhvillohet plani i posaçëm operacional policor, në zbatim të udhëzimit të përbashkët të 3 ministrave, për ndalimin e zhurmave në zonat e banuara dhe për ndalimin e përdorimit të lëndëve piroteknike, në kundërshtim me rregullat dhe me kriteret.

Kjo fazë e planit operacional u finalizua nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare e Policisë së Shtetit.

Zbulohet një magazinë në kryeqytet, ku mbahej një sasi e madhe fishekzjarresh, të kontrabanduara me qëllim shitjen.

Vihen në pranga 2 të rinjtë që administronin së bashku biznesin.

Sekuestrohen mijëra fishekzjarre të kalibrave të ndryshme, të paketuara në 391 koli.

Si rezultat i veprimeve intensive të shërbimeve të Policisë, të mbështetura nga inteligjenca informative dhe të kryera në zbatim të planit të posaçëm operacional, të hartuar nga DPPSH-ja, pas nënshkrimit të udhëzimit të përbashkët të 3 ministrave, me objekt ndalimin e zhurmave në zonat e banuara dhe për garantimin e përdorimit të lëndëve piroteknike, konform ligjeve në fuqi, është zbuluar një magazinë, në rrugën “5 Maji”, Tiranë, ku mbaheshin qindra koli me fishekzjarre, të dyshuara të futura kontrabandë në vendin tonë, me qëllim shitjen.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Policisë, në këtë ambient, janë kapur në flagrancë dhe janë arrestuar bashkadministratorët e këtij biznesi, shtetasit I. K, 22 vjeç dhe E. S., 20 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Në magazinë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 391 koli me mijëra fishekzjarre të kalibrave të ndryshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, kryer në bashkëpunim.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të mos përdorin lëndë piroteknike, në kundërshtim me rregullat dhe me kriteret e përcaktuara në aktet në fuqi, pasi do të ndëshkohen konform ligjit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts