Plani për riorganizimin e kufijve në Ballkan, reagon Presidenca e Kosovës

Pas raportimeve të shumta, kryesisht në mediat në Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci, Slloveni dhe Serbi ku flitej se kryeministri slloven Janez Jansha ka paraqitur një “plan për riorganizimin e kufijve të Ballkanit”, ka reaguar edhe Presidenca e Kosovës.

Ky plan i publikuar në mediat boshnjake fliste për riorganizimin territorial që prek Kosovën, Bosnjë dhe Hercegovinën dhe shtetet tjera të rajonit. Në një deklaratë për Telegrafin, këshilltari për media Bekim Kupina ka thënë se nuk i komentojnë artikujt e mediave. “Sido që të jetë, pas komunikimit me ta, përfaqësuesit e shtetit slloven kanë bërë të ditur se artikulli të cilit i referoheni ju është një lajm i rremë (fake news), ndaj ekzistenca e tij është mohuar nga autoritetet sllovene”.

Kupina ka thënë se një gjë të tillë e kanë konfirmuar edhe pas bisedave që kanë pasur me Brukselin.
“Qëndrimi i Presidentes Osmani është i njohur. Nuk pranojmë dhe nuk do të jemi pjesë e asnjë lloj dialogu që temë diskutimi e ka territorin e Republikës së Kosovës, që prekë tërësinë territoriale dhe rendin kushtetues të saj”, tha Kupina.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *