“Plani shkoi ashtu si ne donim”, De la Fuente pas sfidës me Shqipërinë: Të fitosh 3 ndeshje dhe të mbash portën e paprekur është diçka e madhe, duhet të jemi krenar

plani shkoi ashtu si ne donim de la fuente pas sfides me shqiperine te fitosh 3 ndeshje dhe te mbash porten e paprekur eshte dicka e madhe duhet te jemi krenar

































Trajneri i Spanjës, Luis De la Fuente, foli në një intervistë për UEFA-n pas përfundimit të takimit me Shqipërinë, ku tregoi se ndihet shumë krenar për këto tre rezultatet pozitive.

Capture131

“Ne jemi tani më të lirë që të ëndërrojmë dhe të parët gjithashtu, por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. Secila lojë është shumë e ngushtë dhe kjo se çfarë bëmë është shumë e vështirë. Të fitosh 3 ndeshje dhe të mbash portën e paprekur është diçka e madhe, duhet të jemi krenar.

Ne duhet të presim deri të mërkurën të shohim se me kë do të përballemi në raundin me eliminim direkt, por do të jemi psikologjikisht të përgatitur.

Plani shkoi ashtu si e donim. Ne kishim shumë energji. Gjerat u bënë të vështira pasi filloi pjesa e dytë. Kemi vend për ëprmirësime, dhe kemi një grup shumë të talentuar lojtarësh që duan të përmirësohen. Kur luan me më të mirët, duhet të japësh më të mirën.

16 ekipet më të mira të Europës do të jenë në raundin tjetër, pra unë nuk i jap shumë rëndësi vetes si favorit. Një ditë mund të jesh më i miri, ditën tjetër mund të jesh askushi. Le të mos vendosim më shumë presion mbi lojtarët.

Ne donim të fitonim sonte, pavarësisht të gjithave. Është vetëm një lojtar i vetëm i cili nuk ka luajtur akoma, Alehandro Remiro. Jam shumë i lumtur që lojtar si Fermin Lopez fitoi eksperiencën dhe arriti ta përjetonte këtë lojë kaq intensive.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts