Planifikimi absurd i ndeshjeve të Shqipërisë, ndaj Andorrës nuk plotëson as protokollin e UEFA-s








Planifikimi që i është bërë ndeshjeve të fundit të përfaqësueses shqiptare në eliminatoret e Botërorit, la marrë përmasa gjithnjë e më absurde. Situata është e tillë sa në dy ndeshjet e fundit të kuqezinjve, Shqipëria ka luajtur me efektiv të reduktuar në minimum.

shqiperia

Një muaj më parë, para sfidave që u cilësuan si vendimtare ndaj Hungarisë e Polonisë, kuqezinjtë u goditën nga infektimet e njëpasnjëshme me COVID dhe stafi i përfaqësueses nuk kishte marrë masa për të pasur alternativat e duhura për ndeshjen në Tiranë, me trajnerin që vazhdon edhe sot e kësaj dite të ankohet se mungesa e alternativave në atë ndeshje i kushtoi pikë skuadrës.

Por duket ai dhe stafi i përfaqësueses nuk kanë mësuar asgjë nga ajo eksperiencë. Shqipëria shkonte në ndeshjen me Anglinë me një numër të madh lojtarësh jo në formë optimale dhe e ndërgjegjshme që shumë prej tyre rrezikonin pezullimin për kartonë të verdhë. Por si për çudi, lista u mbajt në shifra minimale, vetëm 24 persona nëse llogaritet edhe Broja, duke mos menduar se mund të lindë nevoja për alternativa të tjera,.

Dëmtimet e njëpasnjëshme si dhe pezullimet, bënë që me kthimin në Shqipëri,. Reja ta shihte veten me vetëm 17 futbollistë në dispozicion. Kështu, në emergjencë u grumbulluan Muçi, Seferi e Çokaj, për të patur disa alternativa në stol. E megjithatë, as këto nuk mjaftojnë që në një ndeshje si pritëse, Shqipëria të mos plotësojë as protokollin me 23 emra të UEFA-s për një ndeshje, duke pasur në gatishmëri vetëm 20 të tillë për sfidën ndaj Andorrës. Një situatë absurde dhe e papranueshme, aq më shumë në një periudhë ku si sukses i madh trumbetohet numri i lojtarëve të testuar apo se tashmë Shqipëria ka alternativa të bollshme në çdo repart.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.