Planifikoi të arratisej nga burgu i Fierit, Dan Hutra dhe 3 të burgosurit e tjerë izolohen në regjim të posaçëm

planifikoi te arratisej nga burgu i fierit dan hutra dhe 3 te burgosurit e tjere izolohen ne regjim te posacem
planifikoi te arratisej nga burgu i fierit dan hutra dhe 3 te burgosurit e tjere izolohen ne regjim te posacem

Pasi u zbulua plani për arratisjen nga burgu i vrasësit famëkeq, Dan Hutra dhe 3 të dënuarve të tjerë, mësohet se 4 të burgosurit do të izolohen në një regjim të posaçëm. Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se Hutra dhe 3 të tjerë kishin planifikuar që të arratiseshin nga burgu i Fierit, ndërkohë që kjo masë për ta vjen pas një vendimi të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Sipas saj ka rezultuar se Hutra, Geraldo Veizi, Martin Kapllani dhe Feti Kovaçi, kishin arritur që përmes shtypjes së tenxhereve të krijonin mjetet prerëse për të prerë zgavrën e hekurit ku më pas do kalonin duke përdorur një çarçaf të lidhur në formën e litarit. Dyshohet se 4 të burgosurit, Hutra dhe kishin në plan të shfrytëzonin ndërrimin e turnit të rojeve në burgun e Fierit.

Kujtojmë se gjatë kohës që Hutra u arrestua, u përmend fakti se ishte person me rrezikshmëri të lartë dhe se kishte planifikuar që të vriste të tjerë persona. Ndërkohë nuk përjashtohet mundësia se nëse do të dilte nga burgu, vrasësi i 3 grave pak kohë më parë në Tiranë, mund të kryente dhe krime të tjera, ‘plane’ që mund t’i kishte lënë përgjysmë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts