Plas arma pas sherrit për parkimin, 55-vjeçari në Berat qëllon me pistoletë në ajër, shpallet në kërkim (EMRI)

plas arma pas sherrit per parkimin 55 vjecari ne berat qellon me pistolete ne ajer shpallet ne kerkim emri
plas arma pas sherrit per parkimin 55 vjecari ne berat qellon me pistolete ne ajer shpallet ne kerkim emri

Dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin në një nga lokalet e qytetit të Beratit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00 në lokalin “Bar Kristi” në lagjen “30 Vjetori” në Berat, ku mësohet se ka nisur sherri mes tyre. Më pas, ata kanë dalë jashtë dhe 55-vjeçari ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar disa herë në ajër, duke tmerruar banorët e lagjes.

Pas kësaj, 55-vjeçari Ilir Mamurani dhe 25-vjeçari Emiljano Zoga, të cilët u konfliktuan me njëri-tjetrin, u larguan nga vendngjarja. Në vendin e ngjarjen kanë mbërritur forca të shumta policie, që po kryejnë këqyrjen e zonës, ku edhe po kërkohen gëzhojat. Po kështu, policia është duke pyetur edhe dëshmitarë në vendngjarje, për të kuptuar dinamikën e ngjarjes dhe shkaqet e saj.

Paraprakisht dyshohet se shkak për konfliktin është bërë parkimi i mjeteve, ndërkohë që policia po punon për kapjen e autorit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts