Plas debati te ‘Ligjet’, Korreshi i kthehet Bushkës: Keni shkelur rregulloren. A jemi një m*t komisioni apo…

plas debati te ligjet korreshi i kthehet bushkes keni shkelur rregulloren a jemi nje mt komisioni apo
plas debati te ligjet korreshi i kthehet bushkes keni shkelur rregulloren a jemi nje mt komisioni apo

Mbledhja e sotme e Komisionit për Çështjet Ligjore ka nisur me tone të larta dhe përplasje mes deputetëve të opozitës me kryetaren Klotilda Bushka.

Deputetët e opozitës  kanë akuzuar kryetaren Bushka se ka shkelur Rregulloren me përjashtimin e deputetëve. Për këtë arsye, nuk kanë lejuar zhvillimin normal të mbledhjes së Komisionit, duke mos lejuar përfaqësuesit e qeverisë që të flasin dhe as deputetët e Partisë Socialiste.

Deputeti i PD Sajmir Korreshi i është drejtuar Bushkës duke i thënë se kanë shkelur rregulloren, ndërsa më tej shprehet: A jemi një m*t komisioni apo çfarë jemi.

Më pas Bushka i ka tërhequr vëmendjen dhe i ka kërkuar që të ruajë etikën, e pak minuta më pas, është ndërprerë seanca.

[embedded content]

Pjesë nga debati:

Korreshi: Si mundet të shkelësh kushtetutën dhe të njofton 12 minuta para, nuk më vjen as materiali. Le që Byronë, a jemi një m*t komisioni ligjesh apo çfarë jemi?

Bushka: Kujdes etikën, ta ndërpres fjalën se nuk është çështje procedure.

Korreshi: Fare, do flas…

Bushka: Mendova se do kërkoni falje që një koleg deputet godet me grusht një deputet në Kuvend…

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts