Plas grushti në parlamentin armen, deputetët kthejnë foltoren në një “arenë boksi” (VIDEO)

Kuvendi i Armenisë është kthyer në një “arenë boksi” këtë të mërkurë, me deputetët e shumicës së opozitës që nisën të përlesheshin me deputetët e pushtetit. Garda e parlamentit u detyrua të ndërhyjë me forcë për t’i shpëtuar parlamentarët nga grushtet e shishet me ujë që hidhnin mbi njëri-tjetrin.

Zëniet e ashpra përfshinë edhe gratë, madje një prej tyre, Ana Mkriian, u bë të martën shkas për acarimin e situatës. Opozitarja edhe më herët ishte paralajmëruar për deklaratat ndaj kryeministrit Nikol Pashinian, por këtë herë u urdhërua ta lërë sallën.

Shefi i qeverisë po shpërfaqte programin politik kur pati ndërhyrje nga vendi duke e qortuar për kapitullimin e shtetit në konfliktin për rajonin malor të Karabakut, kundër Azerbajxhanit.

Lufta e vitit të shkuar la të vrarë mbi 3,700 ushtarakë armenë dhe mbi 240 nuk janë gjetur.

Me gjithë rezultatin tragjik, deputetët e mazhorancës thanë se akuzat e opozitës nuk qëndrojnë e as nuk reflektojnë vullnetin e popullit duke pasur parasysh se u dha pushtetin.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *