Ish-zëvendës kryeministri Erion Braçe ka bërë një deklaratë të fortë, duke paralajmëruar se nga dita e nesërme do të denoncojë me emra tregtarët që kanë bllokuar mallin dhe lëndët e para për të rritur në mënyrë abuzive çmimet.
Në një reagim në rrjetet sociale, vetëm pak orë pas përfundimit të protestës, Braçe shkruan se kjo është beteja me të keqen.
“Grosistët e mëdha tani janë tre, politike/ ekonomike, Berisha, Meta, tregtarët e mëdhenj”, shkruan ndër të tjera Erion Braçe.
Postimi i Erion Braçes
KJO ESHTE #BETEJE ME TE KEQEN,
POLITIKE DHE EKONOMIKE!
Dhe keta nuk kane interesin e cilitdo nder ju, cmimin e naftes, ushqimeve, sherbimeve!
KETA KANE INTERESIN E PUSHTETIT, RIKTHIMIT NE PUSHTET DHE FITIMEVE EKONOMIKE PREJ ABUZIMIT, RRJEPJES TUAJ!
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al