Plas sherri në parlamentin e Ganës, ministri dhunohet nga deputetët e opozitës (VIDEO)

Një përleshje është shënuar në parlamentin e Ganës. Ministri për Rininë dhe Sportin, Mustapha Ussif, është dhunuar nga deputetët e opozitës. Përleshja ka ndodhur në momentin kur ishte duke ndodhur projektligji për E-taksë.

Përplasja thuhet se mori vrull kur kryetari i parë, Joseph Osei-Oëusu [Joe Wise] e liroi karrigen për zëvendëskryetarin e dytë.

Lëvizja e Joe Wise ishte një përpjekje për të votuar për miratimin e projekt-ligjit të taksave elektronike, të cilin pakica e kishte kundërshtuar.

Pakica kishte pretenduar më herët se sipas rregulloreve të përhershme të parlamentit, Kryetari i Parlamentit nuk ka një votë vendimtare, megjithatë, Joe Osei-Oëusu tregoi se ai do të votonte.
Pikërisht kur Joe Wise ishte gati të largohej që zëvendësi i dytë të merrte detyrën, pakica doli në skenë.

Në këtë proces, pakica u përplas me mazhorancën me anëtarët e të dyja palëve që shkëmbyen goditje.
Megjithatë, Mustapha Ussif, i cili mbronte anën e shumicës, u sulmua dhe u godit me grusht nga një deputet i paidentifikuar që ishte në anën e pakicës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.