Plas sherri pas Atletiko-Siti, UEFA i kërkon policisë të hyjë në dhomat e zhveshjeve









Ndeshja mes Altetiko Madrid dhe Mançester Sitit është mbyllur me shumë tension sidomos për atë që ndodhi në minutat e fundit ku kishte polemika në fushë e përplasje mes lojtarëve,

1649867740_663749_1649885176_noticia_normal_recorte1

Kjo me sa duket ka vazhduar edhe në dhomat e zhveshjeve. Përplasjet mes dy skuadrave kanë vijuar në tunelin që të çonte në dhomat e zhveshjeve të “Wanda Metropolitano”, ku raportohet se pjesëtarë të stafit të Atletikos janë ngacmuar me ata të Guardiolës. Më pas janë përfshirë edhe lojtarët duke krijuar një situatë shumë të pakëndshme.

Sipas mediave spanjolle, ka qenë delegati i UEFA-s ai i cili i ka kërkuar policisë spanjolle që të ndërhyjë për të qetësuar situatën, pasi stjuardët vendas nuk po e bënin një gjë të tilë. Vetëm ndërhyrja e policisë në ambientet e brendshme të stadiumit ka qetësuar gjithçka dhe ka bërë të mundur që të ndaheshin pjesëtarët e skuadrave nga njëri-tjetri.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com