Plas sherri te ‘Ligjet’/ Zv.Ministri i Energjisë akuzon Gazment Bardhin: Vrave një person në Elbasan! Deputeti demokrat: Ik mor hajdut!








Komisioni i Ligjeve është shoqëruar me debate të forta këtë të martë, ku në fokusin bisedimeve mes deputetëve ishte energjia elektrike. Zv.Ministri i Energjisë, Ilir Bejtja ka replikuar ashpër me Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, lidhur me personat që janë dënuar për vjedhjen e energjisë elektrike.

Kjo ka çuar dhe në ashpërsimin e toneve ku nuk kanë munguar akuzat mes njëri-tjetrit. Ilir Bejtja e akuzon Bardhin se është përgjegjës për një vrasje Elbasan, ndërsa sekretari i Përgjithshëm i PD-së e akuzon për vjedhje.

Debati fillimisht nisi me shifrat e personave që janë dënuar për vjedhje të energjisë. Sipas numrit dy të Ministrisë, janë kallëzuar 2100 persona prej të cilëve 700 janë punonjës të operatorëve të energjisë. Nga salla, një prej deputeteve tha se ka pasur persona që kanë bërë vetëvrasje për këto borxhe ndaj operatorëve të energjisë.

Zv. Ministri u shpreh se këta persona kanë qenë depresivë dhe nuk nuk besohet të jenë vrarë për një borxh ose faturë prej 35 mijë lekësh të vjetra.

Debati i plotë:

Bejtja: U tha këtu një konstatim koment, 38 mijë qytetarë në burg, kjo vlen vetëm për Kinën. Gjithsej ne kemi kallëzuar penalisht 2100 veta midis tyre 700 punonjës tonë. Burg 48 orë mund të kenë bërë 10 veta. Këto kanë qenë vjedhës dhe ndërhyrës në linjat e energjisë elektrike.

Bardhi: Kjo është e pavërtetë!

Bejtja: Ju keni qenë Ministër Drejtësie dhe mund të nxirrni të dhënat e periudhës tuaj, këto janë të dhënat zyrtare sot.

Një djalë është vetëvrarë…

Bejtja: Ka pasur depression, ai ka pasur debit 35 mijë lekë të vjetra. Ja solli mendja e vetë se për 35 mijë lekë të vjetra nuk varet njeri. Dashi është dhe jurist, ke qenë dhe prokuror dhe nëse mbani mend nëse ka vrarë njeri veten për 35 mijë lekë të vjetra. Unë të them të vërtetën. Nuk tërheq asgjë unë.

Bardhi: Sapo fyet një të vdekur.

Bejtja: Kam qenë politikanë dhe di si i përdor fjalët. 35 mijë lekë të vjetra. Nuk ka vajtur për atë në burg.

Bardhi: Nxirreni përjashta… Të kërkojë falje njëherë pastaj të vazhdojë

Bushka: Zoti Bejtja mbylleni mikrofonin mos replikoni.

Bardhi: Tërhiqini vëmendjen këtij njëherë…

Bejtja-Bardhit: Po ti ke vrarë një njeri në Elbasan mo

Bardhi: Kujt i tregon vrasjet ti o hajdut. Ik mor hajdut.

Bejtja: Ti je hajdut…

Bardhi: Hajdut je ti..

Bushka: 5 minuta pushim.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *