Plas skandali në Angli/ Mbretëresha është ende gjallë, por publikohet plani sekret për funeralin e saj

18:58 03/09/2021

Skandal në Mbretërinë e Bashkuar pas publikimit të një dokumenti sekret që ka të bëjë me planet e funeralit pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II.

I quajtur “Operacioni London Bridge” është një dokument i ndarë vetëm me një grup të ngushtë njerëzish, por çuditërisht ka rrjedhur në media.

Në këtë dokument thuhet se si flamujt do të ulen në gjysmështizë brenda 10 minutash, do të ketë një shfaqje televizive të Princit Charles dhe një aktivitet përkujtimor në Katedralen Shën Paul pas vdekjes së Mbretëreshës.

Gjithashtu, faqja e internetit e Familjes Mbretërore do të zëvendësohet me një faqe ngjyrë të zezë ku do të ketë një deklaratë të shkurtër që konfirmon vdekjen e Mbretëreshës. Jo vetëm kaq, por në të gjitha faqet qeveritare britanike do të shtohet një flamur i zi.

Publikimi i këtij plani ka tronditur Pallatin Mbretëror, që nuk ka pranuar të komentojë rreth këtij skandali. “Nuk do të flasim për këtë gjë. Është çështje e qeverisë”, ka thënë një zyrtar i Mbretërisë për mediat angleze.

Plani 10 ditor i “Operacionit London Bridge” është krijuar për herë të parë në vitin 1960, por asnjëherë nuk është botuar në media me detaje të tilla. Është e paqartë përse një plan i tillë është publikuar, kur në fakt nuk ka asnjë sugjerim që Mbretëresha Elizabeth II 95 vjeç të ketë probleme shëndetësore.

Britanikja “The Mirror” raporton se do të nisë një hetim pas këtij skandali për të zbuluar se si dokumente të tilla sekrete dolën në publik. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *