“Plas” te Gjermania, ndërpritet stërvitja. Pesë lojtarë rezultojnë…








Kombëtarja gjermane është në karantinë për një rast COVID-19.

Gnabri Gjermania

Me një deklaratë zyrtare, Federata Gjermane e Futbollit ka bërë të ditur se në grumbullimin ku panzerat po përgatisin dy ndeshjet kualifikuese për Botërorin, ndaj Lihtenshtajnit dhe Armenisë, testet të cilave u janë nënshtruar lojtarët dhe stafi kanë nxjerrë në pah një pozitivitet në skuadër, nga ku lojtari i cili rezultoi pozitiv ishte vaksinuar dhe aktualisht është asimptomatik.

Autoritetet shëndetësore vendase urdhëruan izolimin në karantinë të ekipit dhe në veçanti të katër shokëve të skuadrës që kishin pasur kontakt me lojtarin pozitiv. Një sinjal alarmi, që ka rikthyer sërish vëmendjen për problemin e infeksioneve, jo vetëm në sport.

Sipas “BILD”, lojtari që është infektuar i pari është mbrojtësi i Bajernit, Niklas Zyle i cili ishte dhe i vaksinuar. Sipas prestigjiozes gjermane, janë infektuar dhe 4 lojtarë të tjerë, 3 janë me Bajernin, Serzh Gnabri, Joshua Kimish dhe Jamal Musiala, ndërsa futbollisti tjetër është Karim Adejemi.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *