Plas te Reali, Kros sulmon Ançelotin: Bir k*** pse më heq?









Reali i Madridit vërtetë arriti një kualifikim epik në kohën shtesë ndaj Çelsit të martën në “Santiago Bernabeu”.

kros anceloti

Tensioni te 13 herë kampionët e Europës arriti kulmin, me spanjollët që nuk u mjaftuan 90 minutat për t’u kualifikuar në katër skuadrat më të mira të kontinentit të vjetër, por iu desh koha shtesë për të eliminuar dhe shkurorëzuar blutë e Londrës.

Një paraqitje heroike e kampionëve në fuqi, që pavarësisht se kishin humbur 3-1 një javë më parë në “Stamford Bridge”, arritën të kryesonin 3-0 në Madrid, duke e vënë seriozisht në diskutim kualifikimin e skuadrës së Karlo Ançelotit.

Por ai gol i Rodrigos në minutën e 80-të e dërgoi ndeshjen në shtesë, pas së cilit mendoi Karim Benzema për të shuar ëndrrën e bluve të Londrës për një përmbysje të çmendur.

Dhe sa mirë që përfundoi kështu, pasi të gjitha mediat, duke parë edhe videot e shumta që qarkulluan dje, do të kishin ndezur një polemikë shumë të madhe në radhët e klubit mbretëror.

KROS – Me rezultatin në shifrat 2-0, falë të cilit ndeshja do të mund të shkonte në shtesë, trajneri i Realit, Karlo Ançeloti, vendosi të rifreskonte mesfushën. Ishte minuta e 73-të dhe tekniku italian thërret në stol Toni Krosin për të aktivizuar në vend të veteranit francezin Edoardo Kamavinga. Mesfushori gjerman nuk e priti mirë vendimin e Ançelotit për ta thirrur në stol dhe kamerat televizive fiksuan momentin kur ai shpërtheu në fyerje kundër trajnerit:

“Ti bir k… unë po luaja shumë mirë. Je një bir k… shkofsh në djall. Do të të kap me shqelma b…”, ishin fjalët e 32-vjeçarit, i cili gjithsesi brenda pak sekondave e kuptoi gabimin dhe i dha dorën Ançelotit përpara se të akomodohej në stol. Dy minuta më vonë Timo Verner shënoi golin e tretë për Çelsin, por për fatin e mirë të Realit gjërat shkuan ashtu siç shkuan dhe tensioni mes Tonit e Karletos i la vendin festës për të sheshuar çdo gjaknxehtësi të lojës.

Përgatiti: JETON STAMOLLA

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *