Plas tek Holanda, mesfushori i Liverpulit “sherr” me De Burin. Ja arsyeja e vërtetë

SHPËRNDAJE

Xhorxhino Vajnaldum u përpoq ta minimizojë përplasjen që ai pati me trajnerin Frenk de Bur në ndeshjen kundër Letonisë. 10 minuta pasi Luk de Jong shënoi golin e 2-0 për “Tulipanët” në kualifikuesen e dytë, trajneri bëri disa zëvendësime dhe mesfushori i Liverpulit ishte njëri prej tyre. Vajnaldum i la vendin Gravenbershit dhe ai nuk e priti mirë largimin nga fusha. 30-vjeçari u pa të debatonte me De Burin përpara se të largohej drejt tunelit.Mirëpo, në fund të ndeshjes, ai tha se nuk ia vlente më që të diskutohej kjo temë.

de bur uijnaldum

“Zëvendësimi im? Po, isha pak i zhgënjyer. Por, le të mos e zmadhojmë më shumë sesa është në të vërtetë”, tha Vajnaldum. “Unë doja që të qëndroja në fushë, sepse kisha ndjesinë se mund të shënoja një tjetër gol, pasi Letonia po hapej më shumë në mbrojtje. Por unë dhe trajneri e sqaruam këtë. Ndodh shpesh që ti argëtohesh në fushë dhe nuk dëshiron që të largohesh. Por, ka gjithashtu lojtarë të tjerë në stol dhe mendoj se ky është momenti i duhur për t’i aktivizuar.

Kështu që nga njëra anë isha i zhgënjyer, por nga ana tjetër është pozitive që të luajnë edhe të tjerët”, shtoi mesfushori, i cili është një nga futbollistët, tek i cili De Bur ka më shumë besim në skuadër. Nervozizmi i tij ka të bëjë edhe me faktin që i skadon kontrata në verë dhe e ardhmja mbetet mister.

PANORAMASPORT.AL





Te lidhura



Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *