Plasin sërish polemikat në Itali, deklarata e Murinjos shqetëson tifozët e Romës








Humbja ndaj Venecia ka konfirmuar krizën e rezultateve që po kalon aktualisht Roma pasi verdhekuqtë kanë pësuar 4 disfata në 7 ndeshjet e fundit.

muri

Pas ndeshjes, Zhoze Murinjo shpërtheu sërish në kritika për arbitrimin, por një frazë e thënë nga portugezi ka trembur shumë tifozët e Romës.

“Nënshkrova një kontratë trevjeçare. Kjo mund të jetë një stinë e dhimbshme, për trupin dhe për shpirtin, por është e rëndësishme të kuptosh gjëra që nuk i dija më parë. Sot nuk kemi një ekip të balancuar, sepse nuk kam dy lojtarë me potencial të ngjashëm për të njëjtin pozicion. Përtej vështirësive, megjithatë, do të synoj Ligën e Kampionëve për aq kohë sa më lejon matematika”, u shpreh Murinjo.

Kjo frazë ka zhgënjyer tifozët e Romës, pasi me ardhjen e Murinjos u rritën shpresat për një vend në zonën Champions, por verdhekuqve po u del krejt e kundërta duke kaluar krizë të thellë rezultatesh.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *