Play-off i Botërorit, mësohen skuadrat / Italia eviton Ronaldon e Ibran… në ndeshjen e parë. Ja rruga drejt Katarit








Mbyllja e ndeshjeve të grupeve eliminatore të Botëror 2022 ka caktuar 10 skuadrat europiane që do të shkojnë direkt në këtë aktivitet, por edhe ka ndarë përfundimisht se kush janë 12 skuadrat të cilat do të ndajnë mes tyre 3 biletat e fundit për kontinentin në aktivitetin e vitit të ardhshëm.

boterori shorti world cup

Tashmë tabloja është e qartë dhe pasi janë mbyllur të gjitha ndeshjet, është bërë edhe ndarja në vazo e ekipeve që kanë dalë të dytat në grupet përkatëse, si dhe 2 ekipeve nga Liga e Kombeve, të cilat janë ndarë në dy vazo për shortin e datës 26 nëntor.

Në vazon e skuadrave të forta janë sipas radhës Portugalia, Skocia, Italia, Rusia, Suedia dhe Uellsi. Ndërkohë, në vazon tjetër janë Polonia, Maqedonia e Veriut, Turqia, Ukraina, Austria dhe Republika Çeke.

Sipas formulës së paracaktuar, në shortin që hidhet pas 10 ditësh, do të caktohen çiftet gjysmëfinaliste që formohen në përplasjen mes skuadrave të secilës vazo në ndeshjen teke, në fushën e ekipit të vazos së skuadrave të forta. Më pas, në një rrugëtim të paracaktuar, do të jetë edhe finalja në përplasjet mes 6 fitueseve të sfidave që do të krijojnë 3 çifte, me ekipin pritës që caktohet nga shorti po në një ndeshje teke.

Kjo do të thotë se nëse në ndeshjet e para Italia, Portugalia e Suedia evitojnë njëra-tjetrën, në ndeshjet e dyta, ato mund të jenë rivale në finalen e minigrupit që siguron një nga tre biletat për në turne.

Ndeshjet gjysmëfinale të play-off për zonën e Europës do të luhen më 24-25 mars 2022, ndërsa finalet më 28-29 mars 2022.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.