Plotësohet dhjetëshja, ja cilat janë skuadrat e Superiores për edicionin 2024-2025

plotesohet dhjeteshja ja cilat jane skuadrat e superiores per edicionin 2024 2025































Ndeshja mes Laçit dhe Flamurtarit në play-out ka vulosur sot qëndrimin e kurbinasve në Kategorinë Superiore dhe i ka dhënë tashmë fund dyshimeve për emrat e 10 skuadrave që do të jenë në elitën e futbollit shqiptar për edicionin 2024-2025.

WhatsApp-Image-2024-04-02-at-17.16.07

Egnatia, Partizani, Vllaznia, Skënderbeu, Tirana, Teuta, Dinamo dhe Laçi janë skuadrat të cilat kanë siguruar qëndrimin nga sezoni i fundit, 2023-2024.

Poshtë, në Kategorinë e Parë, bien skuadrat e Erzenit dhe Kukësit, ndërsa vendin e tyre për sezonin e ri do ta marrin Elbasani dhe Bylisi.

Tani mbetet të mësohet nga FSHF nëse do të ketë një tjetër ndryshim të skemës apo do të insistohet me zhvillimin e kampionatit përsëri me sistemin e “Final Four” si në sezonin aktual.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts