“Plotëson të gjitha standardet”/ OBSH miraton vaksinën indiane Covaxin kundër Covid-19, ja për cilat grupmosha është e lejuar

Organizata Botërore e Shëndetësisë njoftoi të mërkurën se ka miratuar për përdorim urgjent një vaksinë indiane kundër COVID-19 të prodhuar nga Bharat Biotech. Kështu ka njoftuar së paku organizata përmes rrjeteve sociale teksa ka bërë të ditur se kjo është vaksina e shtatë kundër COVID-19

“Grupi Këshillimor Teknik ka përcaktuar se vaksina Covaxin plotëson standardet e OBSH-së për mbrojtjen kundër COVID-19, se përfitimet e vaksinës janë shumë më të mëdha se rreziqet dhe se vaksina mund të përdoret”, shkroi OBSH-ja në Twitter.

Vaksine Indiane

Ekspertët e OBSH-së kanë rekomanduar që vaksina të përdoret në dy doza me një distancë prej katër javësh, në të gjitha grupmoshat mbi 18 vjeç. Vaksina tani do të mund të eksportohet.

Covaxin është vaksina e shtatë kundër coronavirusit e miratuar nga OBSH deri më tani, pas Pfizer/BioNTech, Moderna, AstraZeneca, Johnson & Johnson dhe kineze Sinovac Biotech dhe Sinopharm

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *