Pluhur e hi, publikohen pamjet, ja momenti i shembjes së ndërtesës 7-katëshe në Gjeorgji. Autoritet: Ka ende persona nën rrënoja (VIDEO)

Ekipet e kërkim-shpëtimit janë duke kërkuar për 10-15 persona që ndodhen nën rrënojat e ndërtesës 7 katëshe në Batumi të Gjeorgjisë.

Autoritetet deri më tani kanë shpëtuar dy fëmijë nga rrënojat, përfshirë dhe 1 të porsalindur.

Një fëmijë i plagosur nga shembja e një ndërtese po trajtohet aktualisht në Spitalin Qendror të Nënave dhe Fëmijëve Iashvili në Batumi.

Drejtori i klinikës Tamar Bakhtadze tha se përveç dëmtimeve sipërfaqësore, fëmija gjithashtu ka një dëmtim të gjymtyrëve të poshtme.

Kreu i qeverisë Adjara, Tornike Rizhvadze postoi në faqen e tij në Facebook se “ne po luftojmë për të shpëtuar jetën dhe shëndetin e çdo qenieje njerëzore në rrënoja”.

Ai shtoi se sapo të përfundojë operacioni i shpëtimit do të përcaktohen shkaqet e ‘këtij aksidenti të
tmerrshëm’.

Kryeministri gjeorgjian Irakli Garibashvili gjithashtu postoi në mediat sociale se ai do të niset për në Batumi sot dhe do të marrë personalisht informacion në terren.

Sipas mediave, kishte gjithsej 12 apartamente në pjesën e shembur të ndërtesës shtatëkatëshe.

Disa dëshmitarë thanë se shembja ndodhi pas një shpërthimi, ndërsa disa banorë vendas thanë se mund të ishte shkaktuar nga punimet e vazhdueshme të riparimit në katin e dytë të ndërtesës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *