“Po ai i kontrollon o burrë dhe gjykatat”/ Spaho përplaset me Braçen për borxhin: Të respektoj se dole kundër Balldrenit, s’të dëgjuan! Socialisti: O Mondo mua më dëgjojnë, por…








Mbledhja e sotme e Komisionit të Ekonomisë u shoqërua me debate të shumta mes opozitës dhe maxhorancës në lidhje me daljen e Shqipërisë në tregjet ndërkombëtare për marrjen e një Eurobondi të ri.

Spaho Braçe

Në fjalën e tij deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho, theksoi se borxhi merret me qëllim vënien në funksion të pagimit të koncesioneve qeveritare dhe nuk i shërben ekonomisë.

Në fjalën e tij Spaho falënderoi në një moment Erion Braçen që ishte kundër koncesionit Milot-Balldren, por që kolegët e tij nuk e dëgjuan. Në atë moment ndërhyri zëvendëskryeministri i cili theksoi se atë e dëgjojnë por në rastin në fjalë nuk e dëgjuan gjykatat të cilat riaktivizuan koncesion.

Pjesë nga debati:

Edmond Spaho: Në parim unë jam dakord me ministren të krahasosh nivelet e investimeve, por të ngelesh në përqindje të përgjithshme nuk ke krijuar asnjë pasqyre të qartë por përkundrazi  ke mbuluar realitetin. Pikërisht çështja që ngrita unë ka të bëjë me efektivitetin e investimeve, por kur ndërtohet një rrugë me 300 milionë euro që në fakt ndërtohet me 150 milionë euro, përqindja juaj do të dalë e lartë. Tregojnë që paratë kanë ikur te rruga që kushton dyfishin e investimit dhe e raportoni aty te treguesit, por ky tregues nuk i vlen ekonomisë. Kjo është të ushqehesh me përqindje. Së dyti ju i çoni te PPP-të, e dimë mirë sa efektive janë te PPP-të, i kemi parë sa efektive kanë qenë. Shifra është po është shpenzuar për oligarkët e PPP-ve dhe nuk i kanë marrë qytetarët.

Erion Braçe: Është bërë ajo rruga e Arbërit?

Edmond Spaho: Po do bëhet!

Eron Braçe: Aaaa

Edmond Spaho: Sepse këto nuk janë para që do shpenzohen te rrugët e bëra, janë para që do shpenzohen te rrugët që po ndërtohen. Ke Balldrenin që e hoqën dhe e vendosën prapë. Ti Erion ke qenë partizan i heqjes dhe të respektoj për këtë, por nuk të dëgjuan.

Erion Braçe: O Mondo mua më dëgjojnë! Po nuk më dëgjojnë gjykatat kjo po. Gjykatat nuk më dëgjuan.

Edmond Spaho: Po ai i kontrollon o burrë dhe gjykatat. Thoni çfarë të doni për ekonominë edhe sukseset, sot edhe në tokë fare të jesh po të dal në treg merr para sa të duash se do t’i paguash si “çeço”. Ti mund të marrësh borxh sa të duash se ka dal garant Bashkimi Evropian.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *