I ftuar në studion e moderatores Enxhi Biba, në emisionin “Qatar N’24”, trajneri i Shpresave, Alban Bushi, bëri një analizë për ndeshjet e luajtura ditën e sotme, ku u zbuluan 4 skuadrat që vijojnë rrugëtimin për më tej. Në prononcimin e tij, Bushi ndër të tjera u shpreh:
“U mërzita shumë që Irani nuk bëri gol, po bëja tifozllëk për ta dhe doja të shënonin në fund. Amerika ishte shumë lartë.
Anglia më pëlqeu. Diferencat u dukën sot. Nuk e vuri për asnjë moment në dyfish ndeshjen. Ishte dominuese, e shpejtë, atraktive, kishte zgjidhje. Ishte shumë krijuese. Një Angli shumë e fortë. E “mbyti” Uellsi. Goli erdhi me vonesë. Uellsi ishte një nga ekipet e dobëta. Kur shikoje Uellsin, pse mos ishte dhe Shqipëria në këtë Botëror.

PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al