“Po dalim nga tuneli i pandemisë”- Rama jep lajmin e mirë: Në Shqipëri do të mbërrijnë edhe 7020 doza të vaksinës Pfizer



Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se në vendin tonë do të mbërrijnë edhe 7020 doza të vaksinës Pfizer.

rama

Në një postim në facebook, Rama shkruan se vaksinimi masiv, që po ecën me ritme të shpejta është duke nxjerrë Shqipërinë nga tuneli i pandemisë së COVID-19.

Postimi i plotë:

7020 doza të tjera Pfizer mbërrijnë në Shqipëri; të tjera doza Pfizer, Astrazeneca, Sinovac e Sputnik do të vijojnë të mbërrijnë dhe ne nuk do të ndalemi asnjë ditë, deri në fund

Ajo që dukej e pamundur deri para vetëm dy muajsh po ndodh para syve tanë çdo ditë! Shqiptarët po vaksinohen masivisht dhe Shqipëria po del nga tuneli i gjatë i pandemisë, për t’iu kthyer me të gjitha fuqitë jetës, e për të rritur ekonominë e saj duke filluar nga sezoni turistik e vijuar me paketën më të madhe në histori të investimeve të huaja, po edhe vendase, private e publike

Më e mira është e gjitha përpara nesh, së bashku do ta bëjmë Shqipërinë të Ardhmen tonë

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *