“Po ecim drejt bllokimit përfundimtar të BE”/ Sali Berisha nga foltorja në Korçë akuzon Ramën: Gangsterët e Ballkanit krijuan projektin kundër procesit të Berlinit








Ish-kryeministri Sali Berisha nga foltorja me demokratët e Korçës ka akuzuar kryeministrin Rama dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç se krijuan projektin e minishengenit që është në kundërshtim me procesin e Berlinit.

sali berisha

Sipas Sali Berishës në këto 8 vite qeverisje, Shqipëria ka bërë vetëm regres dhe se me Ramën kryeministër po shkojmë drejt bllokimit përfundimtar të procesit të integrimit.

“Unë kam ardhur për të biseduar me ju, së bashku për një situatë kritike në të cilën ndodhet sot Shqipëria. Kjo nuk është kritike se e themi ne për propagandë, por e vërteta është se 8 vitet që kaluan ishin në një formë apo tjetër vitet më të mbrapshta për këtë vend, pasi në vend të një përparimi, se vendet e lira me mirëqeverisje ecin pandalshëm, asgjë nuk ndal hapin e tyre. Disa më shpejt disa të tjera më ngadalë. Por ne në këto 8 vite kemi bërë regres të madh.

Nga kjo qeverisje Shqipëria u shndërrua në delen e zezë të Ballkanit dhe Evropës. Nga kjo qeverisje në Shqipëri u ndërtua sipas analistëve të shquar narko shteti. Shqipëria u shndërrua në qendra kriminale. Nga kjo qeverisje Shqipëria u ngjit në vendin e dytë më të korruptuar në botë.

520 mijë shqiptarë u larguan nga Shqipëria. Nga kjo qeverisje Shqipëria sot është vendi me rrogat më të ulëta në rajon

Nga kjo qeverisje ne humbëm integrimin në Bashkimin Evropian. Integrimi Evropian është interes madhor kombëtar për në Evropë, por dy herë më shumë për ne shqiptarët. Ne e kemi patur të dhimbshme historinë. Falë rilindësve tanë u zgjuam si komb perëndimor.

Ku jemi ne 8 vjet? Ne 8 vjet po ecim drejt bllokimit përfundimtar të integrimit në BE po të jetë ky kryeministër.

Evropa për të na afruar ne krijoi një mekanizëm të quajtur procesi i Berlinit. Procesi i Berlinit ishte një shans i madh. Gangsterët e Ballkanit krijuan projektin e tyre, minishengenin. Këtë e krijoi Vucic, sepse e di ai që për të dyert e Evropës janë të mbyllur.

Ai gjen dy vasalë, Edi Ramën dhe Zaevin dhe krijon një nismë që i kundërvihet nismës së Berlinit.

Nëse ne nuk ndërgjegjësohemi ne do të mbetemi ndoshta përfundimisht jashtë rrugës evropiane”, tha ndër të tjera Berisha.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *