Po fliste për takimin Lukashenko-Putin, e dashura “i bën gjëmën” analistit rus, shfaqet e zhveshur gjatë lidhjes “live” (VIDEO)

Një televizioni ukrainas u detyrua të ndalonte transmetimin e intervistës me një analisti rus, i cili po rrëfente detaje rreth takimit të dy liderve, Vladimir Putin dhe Alexadnër Lukashenko-s.

Arsyeja e ndërprerjes ishte paraqitja e një vajze të zhveshur në ekran, shkruajnë mediat e huaja.

Siç thuhet më tej, bëhet fjalë për analistin Dmitry Elovsky që ishte gati të fillonte t’i përgjigjej pyetjeve të gazetarit, por pati një pauzë të zgjatur sepse ai nuk e dëgjoi pyetjen.

“A po ndodh diçka atje? Unë nuk mund të dëgjoj asgjë”, pyeti analisti personin prapa ekranit të kompjuterit.

Vajza më pas e ktheu ekranin drejt saj, e u zbulua se ishte e zhveshur nga beli lart.

Elovsky shpejt e ktheu ekranin përsëri nga vetja, por transmetimi i intervistës u ndërpre menjëherë për shkak të “vështirësive teknike”, dhe drejtuesit vazhduan me emisionin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *