
Hillary Clinton nuk i ka kursyer shakatë thumbuese për ish- presidentin e SHBA-ve, Donald Trump. Në një postim në Twitter, Clinton ka bërë një shaka për ato çka thuhen në shumë raporte se Trump hidhte periodikisht letrat në tualet në rezidencën e Shtëpisë së Bardhë.
“Pikërisht në kohë për Ditën e Galentinit (festë amerikane në 13 shkurt) dhe lajmin se Trump po hidhte dokumente në tualetet e Shtëpisë së Bardhë…”, postoi Cliton, kandidatja demokrate për presidente në vitin 2016 dhe ish-sekretare e shtetit. Ndërkohë, ish-sekretarja e Shtetit ka promovuar për shitje një kapele të saj, ku lexohet “Por e-mailet e saj”, shkruan CNN.
Organizata e saj jofitimprurëse ‘Onëard Together’ po shet kapelen si pjesë e përpjekjeve të saj për mbledhjen e fondeve.
Just in time for Galentine’s Day, and the news that Trump was flushing documents down White House toilets…
A limited edition hat is in the @onwardtogether store now. https://t.co/4TiUxjmRNY pic.twitter.com/rF7EeOKXm4
— Hillary Clinton (@HillaryClinton) February 11, 2022
Tweet-i i Clinton vjen pas raportimeve të kësaj jave se Trump shpesh griste dokumente, drafte dhe memorandume pasi i lexonte ato. Zbulimi i zakonit të Trump-it, ku letrat përfundonin në tualetin e tij, u zbulua për herë të parë të enjten nga Maggie Haberman, një gazetare e Neë York Times dhe autore e librit të ardhshëm “Njeriu i besimit” për Trump. Trump i ka mohuar akuzat për hedhjen e letrave në tualetin si të pavërteta. Kapelja që Clinton promovoi në tweet i referohet përdorimit të saj të një llogarie personale emaili në një server privat gjatë mandatit të saj si sekretare e shtetit nën administratën e Obamës. FBI-ja hetoi çështjen dhe drejtori i atëhershëm i FBI-së, James Comey, tha në vitin 2016 se Clinton ishte “jashtëzakonisht e pakujdesshme”, por përfundimisht vendosi se ajo nuk duhej të akuzohej. Mosmarrëveshja e emailit nxiti gjithashtu një hetim të brendshëm të Departamentit të Shtetit që zbuloi se Clinton nuk keqpërdori qëllimisht informacionin e klasifikuar.
Clinton themeloi organizatën e saj jofitimprurëse pas humbjes së zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016 me një mision për të mbështetur liderët dhe organizatat progresive. Si pjesë e përpjekjeve për mbledhjen e fondeve, organizata shet mallra duke përdorur ngjashmërinë dhe emrin e saj.
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al