“Po i helmojnë”, qytetarët dhanë alarmin për qentë e rrugëve në Korçë, ja çfarë pretendon bashkia

Prej ditësh në Korçë ka denoncime për helmime masive të qenve të rrugës.

Dyshohet se helmimet janë bërë të qëllimshme, por bashkia e Korçës i është përgjigjur pretendimeve të qytetarëve për helmim, duke thëmë se kanë bërë vetëm vaksinim dhe sterilizim.

“Prej ditësh në Korçë ka denoncime se ka helmime masive të qenve në rrugë. Dyshohet se helmimet janë bërë të qëllimshme. Bashkia bën me dije se në muajin prill ka bërë vaksinimet ndaj qenve te rrugëve. Sipas tyre nuk rezulton që bashkia të ketë ngritur kallëzim penal. Të shumta kanë qenë reagimet e qytetarëve korçarë. Disa prej tyre kanë marrë përsipër vaksinimin dhe sterilizimin e qenve.

Nga ana tjetër është një pjesë tjetër e banorëve që shprehen se ndihen të kërcënuar se mund të kafshohen nga qentë dhe kanë frikë të kalojnë rrugët.

Deri më tani nuk kemi denoncim konkret për helmimin e qenve. Ata kërkojnë që qentë të grumbullohen nga bashkia, por jo të helmohen.

Bashkia e Korçës e ka mohuar kategorikisht helmimin e kafshëve”, raporti gazetarja Lorena Kodra.

[embedded content]

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts