“Po ia pres kokën Mbretit të Zi”- Lulzim Basha feston ditëlindjen me të rinjtë e FRPD-së, e surprizojnë me tortën si kuti shahu!!






Kryedemokrati Lulzim Basha ka festuar sot ditëlindjen e tij të 47-të, një ditë para zgjedhjeve të 13 qershorit. Ai është surprizuar nga të rinjtë demokratë të cilët e kanë pritur në hyrje të selisë së PD me një tortë të veçantë, e “dekoruar” me fushën e shahut.

Kujtojmë që sporti i shahut është një nga hobit e preferuar të Lulzim Bashës.

Lideri i demokratëve është filmuar i emocionuar teksa të rinjtë këndonin këngën e ditëlindjes dhe ai me një thikë bën ‘prerjen’ simbolike të tortës, duke bërë dhe një batutë për kundështarin politik.

“Jam duke ia pre kokën Mbretit të Zi”, dëgjohet të thotë Basha, ndërsa pas këngës së urimit, shprehet: “Me që ia preva, po ia ha kokën”, një shprehje që lë të kuptosh një mesazh se ai e mund kundërshtarin.

Ditëlindja e kryetarit në detyrë përkon me një ditë përpara zgjedhjeve të 13 qershorit që mbahen për të zgjedhur kryetarin e ri të Partisë Demokratike.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *