“Po ju flet një i vaksinuar”/ Rama apel qytetarëve: Bëni vaksinën që të mbroheni, mos bini pre e teorive konspirative. Varianti i ri i virusit është…








Kryeministri Edi Rama këtë të hënë zgjodhi qytetin e Dimalit, për t’i bërë apel të gjithë qytetareve dhe skeptikëve që të vaksinohen.

Sipas kryeministrit Rama, varianti “Delta” është shqetësues, pasi përhapet në mënyrë të shpejtë dhe për ta parandaluar duhet që qytetarët të vaksinohen.

“Për tu mbrojtur nga varianti i ri është e rëndësishëm që të vaksinohemi.

Po ju flet një i vaksinuar, ja ku jam dhe kjo vlen për ata që janë skeptik, apo janë pre e teorive të konspiracionit.

Ne duhet të bëjmë gjithçka që kemi në dorë që edhe ata të kapërcejnë hendekun e konspiracionit”, tha Rama.

VARIANTI I RI I RREZIKSHEM

Kreu i qeverisë tha se varianti i ri i virusit është agresiv dhe i rrezikshëm.

“Përtej faktet që Shqipëria ka ecur mirë dhe është botërisht e klasifikuar në vendet e para sa i përket efikasitet të këtij procesi, varianti i ri është agresiv, përhapet shpejt dhe është i rrezikshëm ku kap ata që janë ta pavaksinuar.

Vaksinimi nuk e bën 100% të paprekshëm individin nga virusi, por e bën të dobët përballë individit.

Në ato raste kur preket një i vaksinuar, shanset e çuarjes në spital janë zero dhe simptomat janë të administrueshëm, pa dhimbje dhe pa vuajtur“, u shpreh kryeministri.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *