“Po kërkon të bëhet pjesë e qeverisjes sonë!”- Basha: Rama pati pushtetin më të madh që nga koha e Enver Hoxhës. Më 25 prill e keni ju në dorë



Levani ishte ndalesa e katërt e kryedemokratit Lulzim Basha në turin e nisur sot nga Saranda në Tropojë, të cilin e konsideroi një pikë lidhëse të katër kryeqendrave të Jugut, që ka ngelur e braktisur dhe harruar.

LEVAN4

Kryedemokrati Basha theksoi edhe një herë se kryeministri e ka ndjerë humbjen dhe tashmë kërkon të bashkohet në qeverisje me PD-në, por shtroi pyetjen: “A mundet të ketë ndryshim pa larguar Ramën dhe shërbëtorët e tij?!”

Ndaj ju drejtohem nënave shqiptare me sytë e skuqur nga malli për fëmijët e përzënë, nëse doni që fëmijët tuaj ti mbajmë këtu, ti  arsimojmë këtu, ti punësojmë këtu, votoni numrin 9. Iu them baballarëve shqiptarë ngrijeni kokën, ju nuk jeni skllevër të askujt, ju nuk jeni shërbëtorë të asnjë partie, të asnjë politikani, të asnjë kryeministri, të asnjë oligarku. Ju nuk jeni skllevër të askujt, të asnjë politikani, të asnjë kryeministri, të asnjë oligarku. Ju jeni shqiptarë krenar. Vëllezërit e mi, ngrijeni kokën, demokrat e socialist, bashkohuni për ndryshim, votoni numrin 9. Votoni numrin 9! Ndaj, të bëhemi të gjithë bashkë si ky marsh për ndryshim nuk ka të ndalur! Është një kohë e gjatë 8 vite. 8 vite është një kohë e gjatë për të mbajtur premtimet elementare.

I mbani mend apo jo legalizimet falas? Levani e di fare mirë, dështim zero! 300 mijë vendet e punës, dështim! Dështim, 500 mijë të larguar nga Shqipëria! Levani me ndërprerje energjie, pa ujë po i përmbytur. I përmbytur i pakompensuar! Njësoj si qytetet e tjera. Njësoj si fshatrat dhe vendet e tjera të Shqipërisë. Edhe Levani duket si një vend pa qeveri. Sepse 8 vite me radhë, janë 8 vite dështimesh, janë 8 vite tradhtie ndaj çdo shqiptari, të majtë e të djathtë. Ndaj sot i ftoj të gjithë pa dallim, të djathtë e të majtë, votoni për numrin 9. Grua dhe burri shqiptarë, vajzat dhe djemtë, gjyshet dhe gjyshërit, do të votojnë numrin 9, për ndryshimin e jetës tuaj, për ndryshimin që mezi presim në familjet tona. Votoni numrin 9“, tha Basha.

Vëllezër dhe motra, 25 prilli është dita kur ndryshe nga këto 8 vite, ai që nuk mbajti asnjë premtim, ai që në 8 vite pati më shumë pushtet se kushdo tjetër që nga koha e Enver Hoxhës por që e përdori vetëm për veten e vet dhe i harroi të gjithë, të djathtë e të majtë. Me 25 prill e keni ju në dorë, ju e keni në dorë, vëllezër dhe motra. Me 25 prill pyetja e rëndësishme është, edhe katër vjet të tjera si këto, të mbushura me dështime apo votë për numrin, 9, votë për ndryshim që të fitojë Levani, të fitojë Fieri, të fitojë Shqipëria. Dhe unë e di, unë e shoh, unë e prek kudo padurimin për ndryshim. Tani, edhe ju kudo, në rrugë, në sheshe, në ara, nga larg, përshëndesni me shenjën e fitores sepse e dini se fitorja do ju takojë ju.

Qeveria e re do ju takojë të gjithëve ju sepse do të punojë për të gjithë shqiptarët pa dallim. Humbjen e ka ndjerë dhe Edi Rama, i cili tani po kërkon të bëhet pjesë e aleancës tonë, e qeverisjes së aleancës tonë. Por a mundet të ketë ndryshim Shqipëria pa larguar Edi Ramën dhe shërbëtorët e tij? A mundet të ketë ndryshim Shqipëria duke i hapur derën edhe 4 vite të tjera atij që kishte 8 vite? 8 vite dhe vetëm premtoi e njësoj premton tani. Kini kujdes vëllezër dhe motra. Po troket për herë të tretë dështimi në dyert tuaja. Mbyllini dyert dështimit. Mbylljani dritaret dështimit por hapini kanatat e zemrave tuaja për ndryshimin, për bashkimin, me numrin 9. Bashkë për ndryshim! Votoni numrin 9! Shqipëria fiton!”, shtoi kryedemokrati.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *