“Po kthehemi në një tragjedi në histori”, Macron paralajmëron sulmet në Kiev

20:52 02/03/2022

Emmanuel Macron doli mbrëmjen e sotme në një deklaratë për pushtimin e Ukrainës. Ai paralajmëroi se trupat ruse po bombardojnë kryeqytetin ukrainas të Kievit dhe shumë refugjatë po ikin në vendet fqinje europiane.

Macron u bëri thirrje të gjithë francezëve që të largohen nga Ukraina sa më shpejt të jetë e mundur. Presidenti tha se Franca do të vijojë të kërkojë armëpushim për konfliktin, por shtoi se vendi i tij do të vazhdojë të “mbrojë sovranitetin” e Ukrainës.

Si pjesë e përpjekjeve të Francës, Macron tha se do të vijojë të qëndrojë në kontakt me presidentin rus Vladimir Putin.

Pavarësisht se përsëriti se Franca nuk është në luftë me Rusinë, Macron paralajmëroi se shumë pjesë të ekonomisë së vendit do të vuajnë si pasojë e pushtimit të Ukrainës. Ai tha se i kishte kërkuar kryeministrit francez që të punonte për një plan rimëkëmbjeje ekonomike.

Po ashtu, Macron shtoi se në Rumani janë dërguar një numër i konsiderueshëm trupash ushtarake.

“Po kthehemi në një tragjedi në histori dhe duhet të përgjigjemi duke marrë vendime historike”, tha Macron./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.