“Po më bën presion”, Braçe debat me fermerët në Lushnjë, banorët: Do të na dëgjosh të gjithëve!

po me ben presion brace debat me fermeret ne lushnje banoret do te na degjosh te gjitheve
po me ben presion brace debat me fermeret ne lushnje banoret do te na degjosh te gjitheve

Me debate është shoqëruar një takim që ka pasur deputeti i PS-së, Erion Braçe me disa fermerë të zonës së Lushnjës.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shfaqet Braçe duke debatuar me një fermer, dhe më pas ndërhyn edhe të tjerët.

DEBATI
Braçe:
A ka mundësi ta mbaroj unë. Nuk të thash se po më bën presion, se nuk më bën dot. Por nuk më impresionon.

@lajmi_fundit2 Ngre zërin Braçja… #fyp #albania #lajmiifundit #virale #lajmeshqip #memeshqip #viral #shqip #lajmifundit #memeshqip #albmeme #lajme #lushnje ♬ suono originale – Lajmi i fundit©️

Banori: Unë nuk më intereson se çfarë thua ti. Unë po të filmoj që të kem fjalën tënde, si dokument.
Braçe: Ti nuk ke për të filmuar asgjë nga fjalët e mija atëherë mqe nuk të interesojnë fjalët e mia. Ik e mos dëgjo. Ça po bëj unë, asnjë presion!

Banorët: Ne duam ta zgjidhim me qetësi, këtë çështje, por ti nuk na bën dot presion neve. Ne duam të flasim, mos na u hidh kështu. Do të flasësh me të gjithë këtu se jemi popull.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts