“Po merret borxh për paga, pensione dhe koncesione”- Diskutimet në Komisionin e Ekonomisë për Eurobondin, Tabaku: Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë!








Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, nënkryetarja e PD Jorida Tabaku ngriti pikëpyetje  në lidhje me borxhin publik të Shqipërisë.

pjimage (55)

Ajo argumentoi se ekonomia shqiptare nuk ka pasur ndonjë përfitim nga rritja e borxhit përkundrazi borxhi është marrë për të paguar pagat e të punësuarve.

“Qeveria e gjeti borxhin në 2013 në vlerën e 6.3 mld euro ndërkohë që në gjashtëmujorin e parë të vitit 2021 borxhi ka kapur vlerën e 10.29 mld euro. Nga një rritje e tillë e borxhit çfarë ka përfituar ekonomia shqiptare?! Dukshëm asgjë!” u shpreh Tabaku.

Ajo shtoi më tej se situata në tregjet botërore dhe mbi të gjitha situata në ekonominë globale do të ndikojë negativisht në normën e interesit për eurobondin. Nënkryetarja Tabaku argumentoi se Eurobondi do të ndikohet në normën e interesit dhe në treg edhe nga situata e Shqipërisë në sytë e ndërkombëtarëve.

Po merret borxh per paga, pensione dhe koncesione qe nuk ka ndodhur kurre me pare. Borxhi ka arritur ne 95% te PBB!

Nuk duhet harruar, shtoi ajo, se Shqipëria është një nga vendet e përfshira në listën gri të Moneyval. Kjo do të ndikojë në rezultatin e nxjerrjes së Eurobondit në treg.

Tabaku nënvizoi se situata e borxhit dhe manaxhimi i borxhit është trajtuar dhe nga FMN e cila ka kritikuar qeverinë Rama për të dy aspektet e manaxhimit dhe gjithashtu përdorimit të tij. FMN, sipas Tabakut, ka kritikuar në mënyrë të vazhdueshme shpenzimet e qeverisë duke vënë theksin tek mungesa e eficencës dhe dërgimit të borxhit në shpenzime jo eficente si ato të PPP-ve.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *