Po muroste kallashnikovin që dyshohet se u përdor në ngjarje kriminale, policia mësyn në banesën e të moshuarit në Shkodër

Policia e Shkodrës, pas informacioneve se në një banesë po tentohej të murosej një armë zjarri kallashnikov që dyshohet se mund të jetë përdorur në ngjarje kriminale, kanë ndërhyrë menjëherë për kontroll në banesën e shtetasit Gj. M., banues në lagjen “Skënderbeg”.

Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri automatik, me një kreher me 30 fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe do të dërgohen për ekzaminim të mëtejshëm në Institutin e Policisë Shkencore.

Në momentin e kontrollit në banesë është gjetur vetëm një i moshuar, i cili është proceduar në gjendje të lirë për shkak të moshës.

Nga strukturat hetimore të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts