“Po na mbarojnë materialet”, kryediplomati i BE zbulon pikën e dobët të Evropës: Autonomia strategjike po dobësohet, sepse…

BE nuk ka materiale të mjaftueshme për të zgjeruar prodhimin e municioneve luftarake dhe është e detyruar t’i importojë ato, zbuloi sot Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell.

“Mund t’ju them se për të rritur kapacitetin e prodhimit të municioneve, na mungojnë materialet kritike që nuk janë më të disponueshme brenda Evropës dhe duhet të importohen nga vendet e tjera”, theksoi Borrell.

“Kjo dobëson autonominë tonë strategjike, paraqet rreziqe ekonomike dhe kërcënon sigurinë tonë”, u shpreh ai gjatë prezantimit të Strategjisë së parë të Sigurisë Ekonomike të BE-së.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts