“Po na shtypin çdo ditë, po na bëjnë zhele”, mësuesja e dhunuar nga nxënësi: Mos më pushkatoni për së dyti!

po na shtypin cdo dite po na bejne zhele mesuesja e dhunuar nga nxenesi mos me pushkatoni per se dyti
po na shtypin cdo dite po na bejne zhele mesuesja e dhunuar nga nxenesi mos me pushkatoni per se dyti

“Mos më pushkatoni për së dyti”. Kështu deklaron mësuesja e dhunuar nga nxënësi në gjimnazin ‘Hydajet Lezha’.

Në një intervistë ekskluzive për emisionin ‘Me zemër të hapur’ në News24, për moderatoren Evis Ahmeti, mësuesja pohoi se klasa në fjalë është problematike, ndërsa ngriti shqetësimin e nxënësit po i ‘shtypin’. Ajo tha se ka 30 vite në arsim dhe se ka punuar me përkushtim.

“Po na shtypin çdo ditë në klasë, po na bëjnë zhelë. Kemi 30 vite në arsim. Dhe pak edhe dilja në pension, dhe të marr një goditje të tillë?! Ky është skandal. Kam punuar me korrektësi. Sot nuk duhet të jesh korrekte, por të jesh e poshtër. Kam shkuar në shkolla ku ka pas nevojë atdheu. Kam punuar me përkushtim. Është vetëm një police për dy shkolla. E kam thirrur policen dhe herë të tjera. Është klasë problematike. Edhe analfabeti i shekullit të jesh, po bërë projektin, ka të drejtë të kalojë. Kam ngelur edhe vajza. Edhe ajo vajza që ka folur, me 99% ka ngelur se nuk ka pranuar që të bëjë projektin. Ajo nuk ka pranuar as të më sjellë projektin. Jam detyruar që ta ngel. Nuk e ka hequr kurrë telefonin nga dora. Nuk ka shkruar një fjalë në matematikë. S’dinin matematikë, ok, se jo të gjithë dinë matematikë. Por jo të ma hedhin mua syve. Por jo të shpifin. Ju lutem, nëse ndryshoni këtë që them, do të ndihesha dy herë e pushkatuar. Do të kthehem në mësim me kufje në vesh, do ta shkruaj mësimin në klasë dhe do bëj sikur shpjegoj, nxënësit ala s’kanë dalë prej dritare.”, mbylli intervistën e saj mësuesja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts