“Po përgatisnin sulme terroriste”/ Policia e Kosovës arreston 5 persona, gjenden dronë, eksplozivë dhe armë

Prokuroria e Kosovë ka arrestuar 5 persona, të cilët dyshohen se do të përgatisnin sulme terroriste.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se pas një hetimi disa mujor dhe zbatimit të masave të fshehta të hetimit dhe vëzhgimit, me urdhër të kësaj prokurorie, është zhvilluar një operacion nga Drejtoria Kundër Terrorizmit që ka rezultuar me pesë persona të arrestuar

Prokuroria Speciale njofton se gjatë bastisjes janë gjetur eksplozivë, armë, dronë, si dhe armë anti-tankë.

“Gjithashtu, ekziston dyshimi i arsyeshëm se të njëjtit persona kanë kryer veprat penale “Përgatitja e veprave Terroriste ose veprave penale kundër rendit Kushtetues dhe Sigurisë së Republikës së Kosovës” nga neni 138 paragrafi 1 të KPRK-së, lidhur me veprën penale “Kryerja e veprës terroriste” nga neni 129 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, si dhe veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse” nga neni 364 paragrafi 2 i KPRK-së”, thuhet në deklaratë.
Të arrestuarit akuzohen edhe për “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *