Po përpiqeshin të kalonin Kanalin Anglez me varkë, vdesin 5 emigrantë

po perpiqeshin te kalonin kanalin anglez me varke vdesin 5 emigrante

po perpiqeshin te kalonin kanalin anglez me varke vdesin 5 emigrante

13:32 15/01/2024

Pesë emigrantë që përpiqeshin të kalonin Kanalin Anglez me varkë kanë ndërruar jetë në ujërat franceze. Lajmin e ka kofirmuar një zyrtar francez për BBC News. Mediat franceze raportojnë se në varkën e vogël kanë qenë rreth 70 persona, kur mjeti u përmbys në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Përpjekjet e ekipeve të shpëtimit gjatë natës në Wimereux, në jug të Calais arritën që të nxirrnin nga uji dhjetëra emigrantë. Një nga personat që ishte në varkë paraqitet në gjendje kritike për jetën, ndërsa 32 persona të tjerë nuk paraqiten të lënduar.

Zyra e prokurorit publik Boulogne-sur-Mer ka nisur një hetim për “vrasje të rëndë nga pakujdesia”. Në lidhje me lajmin ka reaguar dhe Sekretari i Jashtëm Britanik, David Cameroon, i cili e ka quajtur ngjarjen “zemërthyese”.

Prefekt i rajonit Pas-de-Calais, Jacques Billant, u tha gazetarëve se rrjetet kriminale po rrezikonin emigrantët.

“Dalja në det në ujë 7 gradë Celsius do të thotë të shkosh drejt vdekjes”, tha prefekti.

Dhjetëra të mbijetuar u dërguan në një qendër të komunitetit lokal. Përpjekjet e shpëtimit vazhduan rreth orës 05:00, me disa varka dhe një helikopter të marinës franceze. Roja bregdetare e Mbretërisë së Bashkuar nuk u përfshi fare pasi incidenti ndodhi në ujërat franceze, shumë afër plazhit pranë Wimereux.

Akoma nuk është bërë e ditur kombësia e emigrantëve që tentuan të kalonin Kanalin Anglez./tvklan.al

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts