“Po punojnë që t’i kthejnë shqiptarët në…”, Nishani akuzon Ramën dhe Bashën: Kurrë! Me çdo çmim që nevojitet të mos lejojmë platformën e tyre





Ish-presidenti Bujar Nishani ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale në lidhje me aktualitetin politik në vend. Nishani shprehet në komentin e tij se kryeministri Rama dhe kreu i opozitës Lulzim Basha, po punojnë së bashku me synim që qytetarët shqiptarë të konsiderohen si qytetarë të “Klasit të II-të”.

bujar nishani

Ish-presidenti thekson se sipas kësaj platforme të dyshes Rama-Basha, synohet që shqiptarët të mjaftohen me një ekonomi mizerabël, pa institucione dhe rregulla demokratike, pa standerte jetësore të një shoqërie evropiane dhe pa një shtet serioz.

Por, në fund të analizës së tij Nishani thekson se shoqëria shqiptare nuk do ta lejojë një gjë të tillë të ndodhë.

“Edi Rama & Lulzim Basha synojnë e punojnë që shqiptarët të konsiderohen e trajtohen si qytetarë të Klasit të II-të! Sipas PLATFORMES së tyre:

Për shqiptarët mjafton kjo ekonomi mizerabël,
Për shqiptarët nuk ka nevojë për shtet serioz dhe institucione normale,
Për shqiptarët nuk ka nevojë për rregulla e kode demokratike,
Për shqiptarët nuk janë të rëndësishme liria, të drejtat themelore, dinjiteti,

Për shqiptarët nuk janë të nevojshme standartet që gëzojnë popujt & shoqëritë e tjera evropiane.

Mjafton që Rama & Basha të vegjetojnë mbi mjerimin dhe talljen ndaj shqiptarëve.
Shqiptarët të mos lejojnë kurrë që ti konsiderojnë e trajtojnë si qytetarë të Klasit të II-të!

Kurrë, me çdo çmim që të nevojitet!”-shkruan Nishani.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *