Po raportonte për Botërorin 2022 në Katar, gazetares i grabisin sendet personale në transmetim direkt

10:39 21/11/2022

Një gazetare argjentinase që po raportonte për Kupën e Botës 2002 në Katar është gabitur drejtpërdrejtë në transmetim, por ajo që e habiti më shumë ishte reagimi i policisë.

Në përgatitjen e ndeshjes hapëse të Botërorit 2022, gazetarja argjentinase Dominique Metzger po drejtonte një transmetim të drejtpërdrejtë nga zona Corniche e Dohas. Gjatë transmetimit iu vodhën sende nga çanta e saj.

Më pas, ajo e raportoi grabitjen në policinë lokale dhe mbeti e habitur nga përgjigja e tyre ndaj incidentit pasi autoritetet e pyetën se çfarë dënimi do të donte që t’i vendoste palës fajtore.

“Shkova në stacionin policor dhe atëherë filluan dallimet kulturore. Policja më tha: Ne kemi kamera të teknologjisë së lartë kudo dhe do ta gjejmë atë (hajdutin) me zbulimin e fytyrës. Çfarë dëshironi që sistemi i drejtësisë të bëjë kur ta gjejmë autorin? Çfarë drejtësie doni? Çfarë dënimi doni t’i japim? A doni që ai të dënohet me pesë vjet burg? A doni që ai të dëbohet?”, tha ajo referuar asaj që i ishte thënë në polici.

Gazetarja Metzger tha se nuk kërkoi një dënim specifik dhe u përgjigj thjesht se donte që gjërat e saj të humbura të ktheheshin.

Mbetet për t’u parë nëse gazetarja do të marrë gjërat e saj personale apo jo, por autoritetet e Katarit janë përpjekur të zvogëlojnë krimin në turne. Është raportuar se rreth 15,000 kamera janë instaluar në stadiume. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *