
11:15 03/03/2022
Mariupoli, qyteti port në jug të Ukrainës, po përballet me bombardime të pamëshirmshme nga ana e forcave ruse.
Zyrtarët e administratës vendore të këtij qyteti thonë se po bombardojnë vazhdimisht infrastrukturën kryesore duke lënë pa drita, ujë dhe ngrohje Mariupolin.
Këshilli i qytetit Mariupol thotë se rusët po shkatërrojnë furnizimet ushqimore, me synim që të bllokojnë banorët e qytetit.
“Qëllimisht, për 7 ditë kanë shkatërruar infrastrukturën kritike. Nuk kemi drita, ujë apo ngrohje. Po shkatërrohemi si komb. Ky është gjenocid ndja popullit ukrainas”, thuhet në deklaratën e këshilit të qytetit Mariupol.
Më herët kryebashkiaku Vadym Boichenko pati thënë se bombardimet ruse nuk ndalen dhe e kanë të pamundur të marrin nga rrugët edhe trupat e të plagosurve. /tvklan.al