Po shkëlqen këtë sezon, Barela i ka idetë e qarta me Interin e tij: Të mbrojmë titullin kampion, dëshirojmë…









Nikolo Barela, i cili po shkëlqen me fanellën e Interit në këtë sezon i  ka idetë e qarta sa i përket objektivave të skuadrës zikaltër.

BARELA

Gjatë një interviste në “Gazzetta Sports Awards 2021”, mesfushori italian ka deklaruar se synim ka mbrojtjen e titullit kampion, por edhe që në stemën të ketë dy yje duke simbolizuar dëshirën që ekipi i Inzagit të fitojë kampionatin e 20-të në historinë e saj:

“Duam të mbrojmë titullin kampion të sezonit të kaluar dhe duam dhe yllin e dytë në stemë. Kampionati është ende i gjatë, i luftuar dhe shumë i fortë.

Ne jemi Interi dhe duam vetëm të fitojmë, sepse historia e klubit kështu e karakterizon.

Viti i kaluar ishte shumë i bukur, intensiv dhe i vështirë. Gjithçka nisi nga ajo finale e humbur në Europa Ligë ndaj Sevijas. Nga aty nisi e gjithë puna jonë.”, përfundoi Barela.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.