“Po shqyrtohen të gjitha opsionet”/ Kryeministri italian: Çdo sanksion i BE ndaj Rusisë, nuk duhet të godasë energjinë

Kryeministri italian Mario Draghi, ka deklaruar se çdo sanksion që mund të vendoset ndaj Rusisë nga BE, nuk duhet të përfshijë importet e energjisë.

Në një komunikim me gazetarët, Draghi tha se BE është duke marrë në konsideratë opsione të ndryshme lidhur me sanksionet në rast se Rusia do të nisë një sulm ndaj Ukrainës.

“Ne po diskutojmë sanksionet me BE-në dhe gjatë këtyre diskutimeve kemi bërë të ditur qëndrimin tonë, se ato duhet të përqendrohen në sektorë të ngushtë pa përfshirë energjinë”, tha Draghi.

Italia importon 90 për qind të kërkesave të saj për gaz dhe Rusia është furnizuesi kryesor i saj.

Me intensifikimin e tensioneve mbi Ukrainën, Draghi tha se presidenti rus Vladimir Putin kishte kërkuar ta takonte dhe ai shpresonte se do të ishte e mundur të organizohej një takim midis Putinit dhe udhëheqësit ukrainas, Volodymyr Zelenskiy.

Megjithatë,  Draghi tha se ishte e rëndësishme të shmangeshin sanksionet në sektorin e energjisë, ai shtoi se qeveria po shqyrtonte furnizime të tjera të mundshme me gaz nëse importet nga Rusia do të goditeshin për shkak të një konflikti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.