Po shuante zjarrin, rrëzohet avioni në Turqi (Video)

15:31 14/08/2021

Në zonë ndodhen forca të shumta kërkim shpëtimi, ende nuk raportohet për viktima

Një avion që po shuante një vatër zjarri në Turqi është rrëzuar. Ngjarja ndodhi në orët e drekës në qytetin Kahramanmarash.

Ende nuk dihet shkaku i rënies së mjetit fluturues që ishte në operacion për fikjen e flakëve. Në zonë ndodhen forca të shumta të kërkim shpëtimit që po kërkojnë për të mbijetuar.

Mediat turke ende nuk raportojnë për jetë të humbura. Në zonën ku ra avioni prej ditësh vijon të jetë aktive një vatër zjarri që ka rënë në një sipërfaqe me pyje.

Prej më shumë se dy javësh në të gjithë vendin vazhdon beteja me flakët. Disa vatra janë aktive por nuk përbëjnë rrezik për banesa.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *