“Po sillesh si prokurore”- Ngrihen zërat në Komisionin Hetimor për inceneratorët. Tabaku: Nëse e prish mbledhjen do t’i kërkoj Gardës të të largojë








Në Komisionin Hetimor për inceneratorët deputetët e të dyja palëve kanë ngritur tonet, pasi mazhoranca vendosi të kallëzojë në SPAK, Jorda Tabakun, pasi kjo e fundit u takua me kreun e SPAK pa u mandatuar nga Komisioni.

Tabaku paralajmëroi Felaj se po bën zhurmuesin ne Komision, Tabaku, duke kërkuar edhe ndërhyrjen e Gardës.

“Te nderuar kolege, është i papranueshëm sulmi ndaj SPAK, qe znj.Felaj po ben.  I paprecedente kjo qe po ndodh me porosi politike po bllokon komisioni.  Do t’i kërkoj Gardes nese prishe per etike mbledhjen e këtij komisioni. Znj. Felaj ju tërheq vëmendjen per here te 10-te!”, tha Tabaku.

Ndërkohë deputeti demokrat teksa iu drejtuar deputetes Felaj i tha se po sillet si prokurore dhe nuk po zbaton detyrën kushtetuese për të mbrojtur interesin e qytetarëve.

Boçi: Po pse te radha e qumështit je ti? Sillesh si prokurore ti. Sillu si politikane për të mbrojtur interesin politike. Ne jemi këtu për të mbrojtur interesin politik.

Tabaku: Zonja Felaj me qetësi të lutem

Boci: Unë të këshilloj të vish aty dhe të mbrosh veten. Ti je ne konflikt interesi, duhet të vish si dëshmitare.

Tabaku: Të nderuar kolegë, ndërkohë që konsumuan pikën e zonjës Felaj

Felaj: Jo nuk e kemi konsumuar

Tabaku: Zonja Felaj bëri një deklaratë e diskutuam, tani të kalojmë në pikën e dytë të rendit të ditës.

Felaj: Zonja Tabaku..

Xhafaj: Kjo që keni bërë ju është jo etike. Duhet të ishin të dyja palët aty, jo vetëm nuk është etike, por as ligjore. Ju në këtë komision jeni kryetare, mund të moderoni, por jo të interpretoni. Kjo që bëni është jo vetëm e çuditshme, por edhe qesharake. Problemi im më i madh është se vazhdoni të pretendoni se janë fajtor të gjithë, duke kaluar në një gjyq publik.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.