“Po të kishte halle personale, Berisha do largohej si Nano”- Aldo Bumçi tregon çfarë do të ndodhë mëngjesin e 11 dhjetorit: Ja si do verifikohen firmat








Anëtari i Kryesisë së PD-së Aldo Bumçi ka folur mbi zhvillimet e fundit në kampin demokrat, një ditë pasi Sali Berisha dorëzoi në Këshillin Kombëtar 4200 firmat për mbledhjen e Kuvendit.

aldo

Gjatë intervistës në emisionit “Frontline” në “News 24” Bumçi tha se ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka halle personale, sepse përndryshe do ishte larguar si Fatos Nano dhe nuk do hidhte në gjyq sekretarin e shtetit Blinken.

Kur politikanët kanë halle personale largohen dhe nuk i prek njeri. Flet njeri sot për Fatos Nanon? Jo. Nëse kishte halle Berisha do largohej. Nuk do përmendej as emri i familjes. Sarkozinë nuk e përmendi njeri, kur deshi të kthehej i hapën çështje penale. Trumpi do të kandidojë prapë, ia mbajnë çështjen vërdallë. Njeri që hedh në gjyq sekretarin e shtetit tregon që nuk ka halle personale. Ky person po i del Zot për të ngritur opozitën. Pse nuk jep shpresë z. Basha, të rrijë pjesë e ekipit”, tha Bumçi.

Anëtari i Kryesisë së PD-së tha se Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi kanë të drejtë të shkojnë emrat që kanë firmosur dhe të marrin pjesë në Kuvend. Ai shtoi se firmat do të verifikohen mëngjesin e 11 dhjetorit, dhe për nisjen e procesit të votimit duhet të jenë më shumë se 50 për qind e delegatëve.

Ka dy mënyra si mblidhen Kuvendet, organet. Një është që e thërret kryetari, Kryesia, dhe kështu ka ndodhur në 99 për qind të rasteve. Çdo strukturë demokratike lejon që edhe anëtarësia ta thërrasë, kjo ndodh shumë rrallë. Nuk e mbledh z. Basha, por demokratët po e mbledhin për të shpëtuar familjen e tyre. Baza është demokracia nga poshtë-lartë. Pse në zyrën e Këshillit Kombëtar? Sepse është organi më i lartë mes dy kuvendit. Është një turp i madh që nga goja e përfaqësuesve të PD-së, por besoj janë në stres, ajo gjuhë nuk shkon. Nga Këshilli është zgjedhur z.Bardhi kryetar dhe Kryesia aktuale. Si mund të thuash që nuk janë depozituar në PD, Këshilli nuk është PD?! Z.Basha dhe Z. Bardhi dhe çdo anëtar i PD kanë të drejtë të shkojnë dhe ti shikojnë te zyra e z.Paloka të gjitha firmat qytet më qytet. Pyetja është pse kanë frikë? Verfikimi i firmave bëhet në mëngjes. Paraqitem unë me kartë identiteti, shikoj listën, marrë badge-n, mandatin. Kuorumi verifikohet me kartë identiteti. Për të votuar në Kuvend duhet të jemi 50 plus një. Në tavolinë do jenë përfaqësuesit e foltores në një anë dhe tjetrën përfaqësuesit e z.Basha. Ata le të vijnë, janë të respektuar se janë në opozitë si ne”, shprehet Bumçi.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *