“Po të mos bëj normën më bërtet Rama”/ Lame i përgjigjet akuzave se përdori legalizimet për fushatë: Unë i ziu me dy pleq, kujt t’ja prish e kujt t’ja ndreq






Në ditën e shënuar të Fiter Bajramit, Kreu i Kadastrës, Artan Lame i ka dhënë certifikatën e pronësisë dy objekteve fetare, një xhamie në Lushnje dhe një në Kavajë.

I akuzuar nga opozita se ka përdorur institucionin që ai drejton në shërbim të fushatës, Lame u shpreh se mund të jetë rasti i parë në histori që denoncohet një institucion, që sipas tij ka bërë vetëm detyrën.

Nga Lushnja, Lame u shpreh se Kadastra ka dhënë certifikata pronësie dhe legalizime gjatë gjithë muajve të vitit. Ndërsa akuzave të opozitës, ai iu përgjigj me sportivitet: “Pa dashur ta dramatizoj por përkundrazi ta kthej në humor këtë gjë, do të thoja atë që thotë populli: Unë i ziu me dy pleq, kujt t’ja prish e kujt t’ja ndreq. Po të mos bëj normën më bërtet Edi Rama, po të bëj normën më bërtet Lul Basha, unë nuk e di tani sesi të veproj”, tha Lame.

PRIORITETI JO LEGALIZIMET, POR CERTIFIKATAT BUJQËSORE

Lame më tej argumentoi se fokusi i Kadastrës gjatë kësaj kohe nuk kanë qenë legalizimet, por certifikatat e tokës bujqësore.

“Po përtej kësaj me çudit edhe fakti tjetër që PD u fokusua shumë tek çështja e legalizimeve, në një kohë që Kadastra në këto momente, qoftë edhe gjatë fushatës nuk e ka fokusin legalizimet, por përkundrazi ka pasur  certifikatat e tokës bujqësore. Kujtoj këtu që vitin e kaluar u dhanë 18700 certifikatë të tokës bujqësore.

Unë nuk dua të vë bast dhe as të bëj hetime sepse aty do të hyja në politike, por shumë nga ato familje që kanë marrë certifikatën e tokës, në zemrën e tyre kanë menduar që kjo është qeveria që më zgjidhi hallet dhe për këtë do votoj. Unë nuk mund të hyj në zemrën e tyre dhe nuk e di për kë kanë votuar, por logjika e thjeshtë më thotë këtë gjë. Tani nëse ne akuzohemi që pse e zgjidhëm një hall që kishte mbi 20 vite që vihej vërdallë këtu hyjmë në atë absurdin dhe mund të jetë rasti unikal në botë që akuzohet një institucion që ka zbatuar ligjin.

Shumë shpejt do më shikoni shumë më shpejt sesa në periudhën e fushatës në ndjekjen e dy problemeve që po ndjek Kadastra, legalizimi i pallateve të braktisura dhe certifikimi i tokës në fshat. Shpresoj që në fushatën tjetër ti kemi mbyllur këto dy problematika dhe mos ketë gojë askush të thotë asgjë”, tha Lame.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *