Po tymoste marijuanë, 19-vjeçarja humbet ekuilibrin dhe bie nga kati i 11 i pallatit

Një studente 19-vjeçare në New Jersey ka rënë nga kati i 11 i një pallati rezidencial. Mësohet se e reja, ka qenë duke tymosur marijuanë teksa ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga ndërtesa.

Një studente 19 vjeçare në New Jersey, SHBA, ka rënë nga 11 kate në tubin e hedhjes së mbeturinave të një pallati rezidencial të kampusit, pas raportimeve se pati një reagim të rëndë ndaj marijuanës që tymosi.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregonin Justine Gross që dilte nga shtëpia e saj në kampusin e universitetit për të takuar një djalë që banonte në katin e shtatë të një ndërtese tjetër rezidenciale, tregon nëna e saj Francoise për rrjetin NJ Advance.

Më pas kamerat tregojnë sesi vajza del nga apartamenti i djalit duke u përleshur me të, dhe vrapon drejt katit të 11 të ndërtesës. Aty me pas ajo qetësisht hyn në tubin e perbashket te shkarkimit të mbeturinave, dhe kjo është hera e fundit që studentja e vitit të dytë shihej e gjallë.
Nëna e saj thotë se vajza ishte ne fakt duke vrapuar për t’i shpëtuar një sulmi apo përdhunimi të mundshëm.

Francoise thotë më tej se ka folur me djalin me të cilin ishte bija e saj ditën e fundit të jetës.

“Unë i thashë ‘Ti je personi i fundit që ke parë gjallë time bijë, çfarë ndodhi?’ Dhe ai u përgjigj si pa të keq, ‘Erdhi në dhomën time dhe i dhashë një tymosje’”.

Shoqet e dhomës së Justine i konfirmuan Francoise se ajo kishte shkaur për të tymosur “bar” në shtëpinë e të riut, çka e habiti nënën pasi ajo nuk e dinte që vajza përdorte droga.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com