“Po vinte Rama, u thashë kolegëve ‘tani do ta ndez tym’ ”- Saimir Korreshi zbulon prapaskenat e fjalimit që shkriu gazit deputetët: Mu turrën e më thanë…








Deputeti i PD-së në Lushnjë, Saimir Korreshi, përmes një fjalimi të mbajtur në seancën maratonë të 17 shtatorit, shkaktoi të qeshura në sallë, si mes deputetëve socialistë ashtu edhe atyre demokratë.

Në një intervistë të dhënë sot për emisionin “Frontline” në “News 24” Korreshi tregon se gjatë fjalimit nuk e priti terezinë, ndërsa zbuloi se teksa ndjeu që në sallë po vinte kryeministri iu drejtua kolegëve me fjalët: “tani do ta ndez tym”.

I pyetur si e pritët skenën kur qeshën?, Korreshi u shpreh: “Unë nuk prish terezinë fare se kush qesh, për mua është e rëndësishme të transmetohet mesazhi. Ideja ishte ta çoja fjalimin tim deri në fund. Të bëjë një prezantim modest, duke prekur shumë pika, që të godisnin, ishte e vetmja mënyrë për ta bërë. Ne kemi qenë prezent në sallë, në ambientet e parlamentit, kishim shkëmbyer batuta dhe kishim bërë për të qeshur. Ndjeva që po vinte kryeministri dhe u them “tani do ta ndez tym”, me këtë batutë kam zbritur te shkallët me kolegët. U ndjeva mirë që ishin të gjithë dhe mesazhi do përçohej te të gjithë. Disa nga ato që unë kam denoncuar kanë gjetur zgjidhje në vazhdim

As ia kam dashur ta di se çfarë kanë qeshur. Fillimisht u fillua si çështja e “kërpëratës” dhe kur filloi të kuptohej mesazhi…Unë besoj se ata qeshën nga batutat dhe jo nga fjalimi. Kam folur me kryetarin. Kolegët mu turrën për tu shfajesuar që është e qeshur me shpirt”, shtoi ai.

Korreshi denoncoi edhe njëherë kushtet në spitalin e Lushnjës duke u shprehur se aty mban era amoniak, dhe ka vetëm tre ambulanca, ku dy të tjera janë pa motor dhe me shasi të prishur.

Nuk kanë mbaruar punë akoma, se ka akoma punë për të bërë. Minjtë janë realisht në spitalin e Lushnjës. Unë i kam bërë ftesë ministres të mos presë shirita, por të vijë ta vizitojë spitalin e Lushnjës. Në çfarë ere amoniaku, qytetarët e Lushnjës shtrohen edhe në darkë shkojnë në shtëpi. Spitali i Lushnjës mbahet vetëm për synetlliqe. Bëhen operacione mediokre, maksimumi një apandesit. Nuk ka kondicioner. Ka dy ambulanca, njëra ka djegur motorin, dhe tjetra ka prishur shasinë, dy janë për skrap, kurse tre që janë hapa-dollapa mjerë ai që shtrihet mbrapa. Pata një rast të një njeriut tim, kufoma rrinte mbi 3 orë dhe nuk vinte ta merrte ambulanca”, tha ai.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *